Policët që nuk janë pranuar në punë i bëjnë apel Spasovskit

Kadetët policor të gjeneratës së fundit 2017/2018, të cilët nuk kanë arritur të realizojnë marrëveshje për punë me Ministrinë e Brendshme, protestuan në mënyrë simbolike para Ministrisë, njofton Alsat M.

Ata kërkuan takim me ministrin e brendshëm Oliver Spasovski që t’u shpjegohet për çfarë arsye nuk janë pranuar dhe përse për këtë vendim nuk kanë dokument të shkruar.

Ata thonë se Ministria e brendshme u ka sjell mjaftueshëm dëme, si materiale ashtu edhe jo materiale duke i shpallur si kriminelë pa asnjë dëshmi.

Nga Ministria e Brendshme thonë se tek këta kandidatë janë vërejtur disa parregullsi mbi të cilat kanë marrë vlerësime negative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button