“Rusi 2018”: Alves i dëmtuar viziton kombëtaren e Brazilit

Futbollisti i dëmtuar i kombëtares së Brazilit, Dani Alves, sot në Moskë vizitoi futbollistët brazilianë para përballjes së sontme me Serbinë, në kuadër të raundit të tretë të grupit “E“, transmeton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti i Paris Saint-Germain, nuk arriti të rikuperohet në kohë nga një dëmtim i gjurit, për çka mbeti jashtë kombëtares së Brazilit për Botërorin “Rusi 2018”.

Megjithatë, ai do të jetë sonte i pranishëm në stadiumin Otkritie, për të përkrahur bashkëkombasit e tij, me të cilët drekoi bashkë në hotelin ku po qëndrojnë.

“Desha të sjell vibracione pozitive në këtë ditë të rëndësishme për kombëtaren. Kjo do të jetë një ndjenjë e veçantë për mua, meqë do të jetë hera e parë që do të shoh kombëtaren nga tribunat”, tha Alves në një deklaratë për ueb faqen zyrtare të Federatës së Brazilit.

“Brazili ynë varet nga tifozët tanë. Të mbledhim energji dhe t’i shtyjmë më tutje”, tha mes tjerash Alves.

Në mënyrë që të kualifikohet në të tetën e finales, Brazilit do t’i duhet të paktën një pikë kundër Serbisë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, në po të njëjtën kohë, në ora 20:00, Zvicra takohet me Kosta Rikën.

Renditja në grupin “E”: Brazili 4 pikë, Zvicra 4, Serbia 3, Kosta Rika 0.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button