Do të ndërtohet urë në rrugën Shipkovicë-Brodec

Komuna e Tetovës dhe Byroja për Zhvillim Rajonal i Republikës së Maqedonisë kanë nënshkruar marrëveshje me të cilën do të ndërtohet urë në rrugën nga fshati Shipkovicë për në fshatin Broec. Me këtë do të zgjidhet një problem afatgjatë i cili është bërë gjithmonë kur ka pasur rreshje të rrëmbyeshme dhe rrëshqitjet e dheut të cilat vazhdimisht janë paraqitur, njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për seksion e cila, gjatë reshjeve problematike në atë pjesë, janë krijuar përmbytje dhe rrëshqitje toke dhe shpesh herë ka shkaktuar problem për trafikun e kësaj rruge lokale. Për tejkalimin e këtij problemi projektuesit kanë propozuar që në këtë vend të ndërtohet urë e cila do të jetë e gjatë 16 metra dhe e gjerë 7 metra. Komuna e Tetovës para ca kohësh tërësisht e ka rinovuar rrugën nga Shipkovica për në Brodec, ndërkaq ka ngelur që vetëm kjo pikë kritike e cila tani, me ndërtimin e urës edhe ajo do të tejkalohet. Ndërtimi i urës pritet që të mbarojë deri në fund të vitit”, deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndërtimi  urës do të kushtojë 7.5 milionë denarë, prej të cilave, 3.5 milionë denarë janë mjete të Komunës, ndërkaq tjerat janë të Byrosë për Zhvillim Rajonal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button