Familja e Almir Aliut e ka dorëzuar ankesën për vendimin e Gjykatës së Kumanovës

Familja e vogëlushit 4 vjeçar nga Kumanova, Almir Aliu, që u shtyp me makinë nga Boban Iliq, ka dorëzuar ankesë për vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Kumanovës, me të cilin, Iliq u dënua me 6 vjet burg, ndërkaq babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdulla Aliu me nga 9 muaj burg për përfshirje në rrahje me Iliqin, njofton Portalb.mk.

“E kemi dërguar ankesën për vendimin e shkallës së parë, tani pritet që Gjykata e Kumanovës, lëndën ta dërgojë në Gjykatën e Apelit në Shkup e cila pritet që në afat të shkurtër ta shqyrtojë dhe të sjell vendim për të njëjtën. Boban Iliq vetëm se është në paraburgim, ndërkaq Sedat Aliu, Sami Demiri dhe Abdulla Aliu e presin vendimin e shkallës së dytë”, thotë për Portalb.mk, avokati i Asmir Alispahiç.

Ai gjithashtu, paralajmëroi se pritet që edhe të dorëzohet edhe për prokuroren e lëndës Suzana Kusigerska dhe gjykatësen Maja Denkovska, për shkak të lëshimeve që janë bërë në procedurë.

Ndryshe, në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht Babai i vogëlushit kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën vrasje me paramendim, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i Bobanit, Bojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat Aliun, Sami Demirin dhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Nëna e Almirit: unë doja drejtësi për birin, e ju e vratë përsëri atë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button