Deskoska: Ende nuk ka vendim se a do të ndryshohet ligji për referendum

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot deklaroi se nuk ka qëndrim përfundimtar se a do të ketë ndryshime në rregullativën ligjore për organizimin dhe mbajtjen e referendumit, konkretisht për mbajtjen e referendumit për zgjidhjen e kontestit disavjeçar, transmeton Portalb.mk.

“Për momentin nuk kemi sjellë qëndrim përfundimtar rreth asaj se a do të shkohet në ndryshim të ligjit për referendum ose jo. E kemi parasysh se bëhet fjalë për ligj që nuk është i vjetër dhe nuk është miratuar në Kodin Zgjedhor, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Sipas saj, nëse do të kishte probleme, ato do të ishin teknike. Ndryshime rrënjësore, sipas Deskoskës nuk janë planifikuar.

“Për shembull në tekstin e ligjit të referendumit thuhet se i referohet ligjit për Lista zgjedhore, që nuk ekziston dhe është ndryshuar me Kodin zgjedhor, më tej qëndron se i referohet ligjit për zgjedhje të deputetëve që gjithashtu nuk ekziston, tani është zëvendësuar me Kodin zgjedhor. Gjithashtu, vepra ka që të bëjë me mbrojtjen e të drejtës së votës që dallon nga mbrojtja e Kodit zgjedhor. Ligji i referendumit operon me procedurën me mbrojtje para Gjykatës Supreme, ndërsa përsëri Kodi zgjedhor i referohet procedurës para gjykatësve kushtetues”, tha ministrja e Drejtësisë.

Çështja e referendumit do të definohet në Kuvend, tha Deskoska, varësisht asaj se kur do ta caktonin datën për referendum.

“Nga shpallja e referendumit deri në votim mund të kalojnë më së shumti 90 ditë, ndërsa më së paku 60 ditë. Ata janë afatet ligjore”, tha Deskoska.

Nga Ministria e Drejtësisë, siç tha ajo, deri tani nuk janë kërkuar aktivitete në lidhje me referendumin.

“Vendimet do të sillen në marrëdhënie mes Qeverisë dhe Kuvendit”, tha Deskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button