Anija kozmike japoneze mbërriti afër asteroidit Ryugu (VIDEO)

Anija kozmike e Japonisë, Hayabusa 2, pas një udhëtimi rreth 3,5 vjeçar, arriti në synimin e saj afër asteroidit të emëruar Ryugu, që gjendet 300 milionë kilometra larg nga Toka, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, në deklaratën e bërë nga Agjencia japoneze e Eksplorimit të Hapësirës Ajrore, thuhet se anija kozmike Hayabusa 2 e cila udhëtimin e saj e ka filluar në dhjetor të vitit 2014, duke shkuar 3,2 miliardë kilometra rrugë ka arritur në afërsi prej 20 kilometrave pranë Ryugu.

Theksohet se pasi që Hayabusa 2 të kontaktojë asteroidin me ndihmën e pajisjeve do të marrë mostra nga guri gjigand.

Në deklaratë bëhet e ditur se anija kozmike pas përfundimit të punimeve të saj me mostrat pritet të kthehet në Tokë kah fundi i vitit 2020.

Me mostrat që do t’i mbledhë Hayabusa 2 pritet që të arrihet në informacione për formimin e Sistemit Diellor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button