Botërori 2018, nesër përfundon faza grupore

Faza grupore në Kampionatin Botëror 2018 e cila organizohet në Rusi, nesër do të përfundojë me 4 ndeshje, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas katër ndeshjeve në grupet G dhe H që do të luhen nesër do të dihen të gjitha ndeshjet mes 16 ekipeve më të mirë.

Në Grupin H në ora 16:00 do të përballen Japonia me Poloninë në stadiumin “Volgograd Arena”, ndërsa Senegali me Kolumbinë në “Samara Arena”.

Para ndeshjeve të fundit Japonia dhe Senegali kanë nga 4 pikë. Ndërsa Kolombia është në vendin e tretë me 3 pikë. Polonia e cila nuk ka asnjë pikë do të përballet me Japoninë.

Ndërkohë në Grupin G, Anglia do të përballet me Belgjikën në stadiumin “Kaliningrad”. Ndeshja tjetër në këtë grup do të zhvillohet mes Panamasë dhe Tunizisë. Të dyja ndeshjet do të fillojnë në ora 21:00.

Anglia dhe Belgjika me nga 6 pikë siguruan kualifikimin në raundin e ardhshëm. Panamaja dhe Tunizia nuk kanë asnjë pikë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button