Maqedoni, arrestohen 15 valltare në dy objekte hotelerie

Zyrtarë policorë të sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, mbrëmë nga ora 23:30 deri në orën 03:00 kanë kryer kontroll në objektin hotilerik “Oriental bili 97” në pronësi të B.R. (25) nga fshati Dobridoll i Gostivarit, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit në objekt janë gjetur shtatë femra (tinejxhere) të cilat kanë kërcyer dhe argëtuar klientët. Prej tyre, 4 femra kanë qenë shtetase të huaja, 3 nga Kosova dhe një nga Sllovenia, ndërsa 3 tjerat nga Maqedonia.

Për shkak punës së tyre të jashtëligjshme, ato janë arrestuar dhe janë mbajtur në stacionin policor të Tetovës për procedurën e mëtutjeshme.

Në të njëjtën kohë, kontroll është kryer edhe në objektin “Bili eksort-import” në Çegran, ku janë gjetur 8 femra, të gjitha nga Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button