SHBA, protestë kundër gjykatës që mbështet ndalesën e Trumpit

 Në New York të SHBA-ve është mbajtur protestë kundër vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-ve, e cila miratoi vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e ndalesës së udhëtimit për arsye sigurie për qytetarët e shtatë shteteve nga të cilat pesë janë vende muslimane, transmeton Andolu Agency (AA).

Në protestën e zhvilluar në sheshin Foley Square të New York-ut morën pjesë qindra persona nga 80 organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të grupeve të ndryshme etnike dhe fetare, përfshirë edhe mbrojtës të të drejtave të muslimanëve amerikanë nga Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike (CAIR).

Protestuesit e komunitetit musliman dhe grupeve të tjera mbështetëse mbanin pankarta me mbishkrimet “jo ndalesave”, “jo nazistëve në Shtëpinë e Bardhë”, si dhe sloganet “jemi të gjithë muslimanë”, “të kujt janë këto rrugë, janë rrugët tona”. Me këto slogane protestuesit kanë reaguar ndaj politikave të administratës së presidentit Trump dhe ato kundër emigrantëve.

Avokatja publike e Bashkisë së New York-ut, Letitia James, ka kritikuar miratimin për ndalesën e udhëtimit të presidentit Trump nga Gjykata e Lartë, duke thënë se,

“Këtu problemi nuk janë muslimanët, nuk janë emigrantët. Problemi është urrejtja. Kjo është një urrejtje e të bardhëve. Ne nuk jemi kjo”.

“Kjo quhet fazhizëm”

Po ashtu edhe kryetarja e Bashkisë së Manhattan-it, Gale Brewer tha se “Jemi të shqetësuar pa masë nga vendimi i Gjykatës së Lartë. Ky vendim është plotësisht i gabuar. Gjykata në të kaluarën ka marrë shumë vendime të gabuara, por vendimi që ajo ka marrë tani është plotësisht i gabuar. Ne do të vazhdojmë të luftojmë me këtë, nuk do të lodhemi kurrë”.

Gjithashtu në protestë mori pjesë edhe aktivistja politike Linda Sansour, ish kryetarja e Shoqatës Arabo-Amerikane.

“Nuk më intereson aspak vendimi i gjykatës. Sepse kjo është po e njëjta gjykatë e cila në të kaluarën ka dhënë vendime të gabuara. Kjo administratë po vendos në zbatim një lloj racizmi të të bardhëve. Kjo quhet fazhizëm”, tha ajo.

Gjykata e Lartë e SHBA-ve me 5 vota “për” dhe 4 “kundër” miratoi duke e gjetur në përputhje me kushtetutën amerikane vendimin e Trumpit për ndalesën e udhëtimit i cili ka në objektiv 7 vende, përfshirë edhe disa vende muslimane.

Trump në një postim në median sociale pas vendimit të gjykatës tha se, “Gjykata e Lartë e pa si të përshtatshme ndalesën e udhëtimit të Trumpit”!.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio vendimin e gjykatës e ka përshkruar si “Mbështetja e islamofobisë së institucionalizuar nën maskën e sigurisë kombëtare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button