Qindra administratorët e MO-së vazhdojnë të marrin rroga e të rrijnë shtëpi

Ende nuk ka kaluar në qeveri plani për sistemimin e grupit të dytë të administratorëve, i cili përfshinë 730 persona të cilët vazhdojnë të marrin rrogë dhe të rrinë në shtëpi. Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit është në fazë përgatitore gati dy muaj dhe ende nuk e ka përfunduar dhe nuk dihet se kur mbaron plani për gjetjen e institucioneve se ku do të punonin në të ardhmen këta administratorë. Qeveria ede nuk ka numër zyrtar se sa prej 958 administratorëve grupit të parë kanë filluar me punë, njofton Portalb.mk.

“Në Sekretariatin për Zbatimin e MO-së, në bashkëpunim me institucionet tjera punojnë, në përgatitjen e planit për sistematizimin e grupit të dytë, të personave që kanë mbetur, do me thënë afër 700 administratorë. E njëjta  duhet të kalojë në Qeveri dhe së shpejti, besoj që brenda këtyre javëve do të kalojë. Duhet t’u gjendet vendi i punës, pra institucioni ku do të punojnë”, thonë për Portalb.mk, nga Qeveria.

Portalb.mk, nëpërmjet ligjit për qasje deri te informatat me karakter publik, ka kërkuar nga Sekretariati për Zbatimin e MO-së, që t’i tregojë se për sa kohë kanë marrë rrogë të punësuarit të cilët kanë ndenjur në shtëpi dhe kanë marrë rrogë, çfarë përgatitje profesionale të njëjtit posedojnë dhe sa ka qenë lartësia e rrogës që kanë marrë. Megjithatë, që nga 29 marsi, gjegjësisht kanë kaluar 3 muaj, por ende nuk kemi marrë përgjigje. Sekretariati me këtë, bën shkelje të ligjit, për mosdhënie të informatave me karakter publik.

Nga ana tjetër, në lidhje me grupin e parë, ndonëse siç kanë thënë edhe më herët nga Qeveria mbi 90% prej 958 administratorëve kanë nënshkruar pëlqimin për sistematizim në institucione përkatëse që i ka paraparë Sekretariati për Zbatimin e MO-së, megjithatë dhe pse nuk ka numra të saktë, nga Qeveria thonë se edhe prej tyre, një numër shumë i vogël kanë filluar me punë.

“Pas nënshkrimit të pëlqimeve kanë filluar procedurat tjera, nënkupton, përgatitja  dhe nënshkrimi i kontratave nga institucioni që e lëshon, në këtë rast Sekretariati dhe institucioni i cili i pranon, ky proces është në rrjedhë, një numër i konsiderueshëm, nuk kam saktë, janë të nënshkruara nga institucionet edhe nga administratori dhe finalizohet procedura këtyre ditëve, ndërkaq një numër tjetër janë në procedurë, pasi që nevojitet ndryshimi i sistematizimeve për të siguruar vendin e punës ku do të sistematizohet, ajo që është me rëndësi është që ky proces të kryhet me sukses sipas planeve të parapara, nuk mund të japim ndonjë afat kohor se kur do të përfundojë. Një numër shumë i vogël i administratorëve kanë filluar me punë, ndërkaq një pjesë tjetër presin të fillojnë me punë, ndërkaq për një pjesë tjetër rrjedhin procedurat”, thonë nga Qeveria.

Ashtu siç ka shkruajtur Portalb.mk, grupit të parë prej 958 administratorëve, vetëm se u janë caktuar vendet e punës, gjegjësisht ata janë shpërndarë në 226 institucione, por siç thanë edhe nga Qeveria, shumica prej tyre (pa dhënë numra), ende nuk kanë filluar me punë.

Ashtu siç u shkrua në media, të dy grupet e administratorëve gjegjësisht 1.688, kanë qenë në cak të kritikave për shkak se ata u kanë kushtuar shtrenjtë xhepin të qytetarëve dhe nga ana tjetër nuk kanë ofruar asgjë.

Në mungesë të numrave zyrtare, sipas një matematike të thjeshtë, nëse çdo administrator ka marrë pagë mujore prej 250 eurove, kjo nënkupton që 1.688 administratorët e MO-së qytetarëve të Maqedonisë u kanë kushtuar 422.000 euro në muaj, ose mbi 5 milionë euro në vjet. Punësimi i këtyre administratorëve ka filluar që nga viti 2008-të, ndërkaq ndër vite ka pasur konkurse.

Maqedoni, këto janë institucionet ku janë sistemuar 958 administratorët (LISTA)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button