Botërori 2018, Japonia dhe Polonia për herë të tretë përballë njëra-tjetrës

Kombëtaret e Japonisë dhe Polonisë nesër do të përballen për herë të tretë në histori me ndeshjen që do të luhet në kuadër të Grupit H në Kampionatin Botëror Rusi 2018, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy ekipet janë përballur dy herë më parë, ndërsa nesër do ta zhvillojnë ndeshjen e parë zyrtare në Rusi.

Në Grupin H, Japonia ka katër pikë, ndërsa Polonia tanimë ka siguruar eliminimin me asnjë pikë të fituar.

Japonia ka epërsi në dy ndeshjet e mëparshme të zhvilluara me Poloninë. Ajo ka fituar të dy ndeshjet duke shënuar shtatë gola, pa pranuar asnjë.

Ndeshja e parë në vitin 1996

Dy kombëtaret për herë të parë janë përballur më 19 shkurt të vitit 1996 në Hong Kong.

Përfaqësuesja nga Azia atëbotë kishte mposhtur Poloninë me rezultatin 5-0.

Ndërkaq, ndeshja e dytë mes dy ekipeve është zhvilluar më 27 mars të vitit 2002 në Lodz të Polonisë, ku kombëtarja japoneze kishte fituar ndeshjen me rezultatin 2-0.

Ndeshja e 20-të e Japonisë

Japonia, e cila merr pjesë për herë të gjashtë në Kampionatin Botëror të FIFA-s, nesër do ta luajë ndeshjen e 20-të në këtë kampionat

Në 19 përballjet e kaluara të saj, ajo ka shënuar pesë fitore dhe pesë barazime dhe ka pësuar nëntë humbje. Në këto ndeshje, Japonia ka shënuar 18 dhe ka pranuar 25 gola.

Gjatë dy kampionateve Japonia ka arritur të kualifikohet në të tetën e finales, kurse tre herë nuk e kaloi fazën e grupeve.

Në Kampionatin Botëror të vitit 2002 të mbajtur në mbajtur në Japoni dhe Korenë e Jugut, Japonia ishte eliminuar nga Turqia në të tetën e finales me rezultatin 1-0.

Ndeshja e 34-t e Polonisë

Polonia merr pjesë në këtë organizim të madh pas një pauze prej 12 vitesh, ndërsa tanimë i ka humbur të gjitha mundësitë kalimin e fazës së grupeve.

Ajo deri më tani është paraqitur shtatë herë në kampionate botërore, ndërsa në 33 ndeshje sa ka zhvilluar ka shënuar 15 fitore dhe pesë barazime dhe ka pësuar 13 disfata, duke shënuar 45 gola dhe duke pranuar po aq.

Kombëtarja nga Evropa suksesin më të madh e realizoi në kampionatet në vitet 1974 dhe 1982, duke arritur në vendin e tretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button