Lëndohen dy shkupjanë pasi janë përmbysur me kamion

Dje rreth orës 12 e 30 një person me iniciale A.S. (29) nga Shkupi duke e vozitur kamionin e tij “Fiat Dobllo Kargo”  me targa të Shkupit, e ka humbur kontrollin, ka dalë nga rrjeti i autostradës dhe është rrokullisur, transmeton Portalb.mk.

A.S. ka marrë lëndime të rënda nga aksidenti, atij i është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore të Gjevgjelisë dhe më pas është dërguar në Kompleksin e klinikës “Nënë Tereza” në Shkup për mjekimin e mëtutjeshëm, ndërsa bashkudhëtari i tij D.P (33) nga Shkupi ka marrë lëndime të lehta.

Është kryer ekspertizë në vendngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button