Edhe pse ka ndërtuar shtëpi pa leje, Llatas nuk ndjen faj

Pas shumë shtyrjeve të seancave, sot filloi diskutimi kryesor për rastin “Lëndina” të Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb.mk.

Llatas tha se e kupton aktakuzën, por shtoi se nuk ndjehet fajtor. Të njëjtën e thanë edhe vëllezërit e tij Zvezdan dhe Sërgjan Pavlloviq. Prokurorja e PSP-së, Elizabeta Josifovska tha se nga materialet, dëshmitë e dëshmitarëve dhe bombat, do të dëshmohet se të akuzuarit kanë ndërtuar shtëpi në mënyrë ilegale.

“Të akuzuarit në vitin 2011 kanë filluar ndërtim të objektit pa marrë miratim të fuqishëm për ndërtim”, tha Josifovska.

Avokatët e Llatasit thanë se do të dëshmojnë se nuk ka vepër penale. “Do ta bindim se dëshmitë e PSP-së janë në kundërshtim me ligjin. Të akuzuarit nuk kanë shkelur asnjë ligj”, tha avokatja Saviq.

Ndryshe, i akuzuari i parë në lëndën “Lëndina”, sa i përket ndërtimit joligjor të shtëpive në Zelenikovë, është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas. Të akuzuar në këtë rast janë edhe Sërgjan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq.

Sipas aktakuzës të PSP-së ata kanë ndërtuar tre uikend-shtëpi në komunën Zelenikovë pa pasur të drejtë për një ndërtim të këtillë, gjegjësisht ndërtim pa leje për ndërtim.

Në dëshmitë e grumbulluara të PSP-së, midis të cilave edhe incizimet satelitore, ekspertiza, si dhe dokumentacioni tjetër, këto tre uikend-shtëpi kanë filluar me ndërtim në vitin 2011, ndërsa leje për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në vitin 2013 kur veçmë edhe janë përfunduar.

Në seancën e kaluar gjyqësore të akuzuarve, me kërkesë të tyre, u janë dorëzuar transkriptat nga audio bisedat përmes të cilave zhvillohet aktakuza.

Tre raste të reja të PSP-së, VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button