Messi merr në duar frerët e Argjentinës, përballë Francës në 1/8-at

Do të ishte një eliminim i turpshëm, por situatës tejet kaotike në mesin e lojtarëve argjentinas, duket se i doli zot as më pak e as më shumë, por vet ai: Messia!

Ishte “pleshti” i formacionit “Albiceleste”, ai që do të shënonte golin e parë për Argjentinën në takimin vendimtar ndaj Nigerisë, që në minutën e 14, duke dhënë kështu sinjalet se gjithçka e kishin në duart e tyre për të ecur më tej në Botërorin e Rusisë, apo do të përgatisnin valixhet, transmeton Top Channel. 

Me avantazhin e finalistëve të Botërorit të kaluar, ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes, për të dalë prej andej me një Nigeri më kërkuese në fushë, aq sa arritën të fitonin edhe një 11-metërsh të shkaktuar nga Mascherano, që do të konvertohej në gol nga lojtari i Chelseat, Victor Moses në minutën e 51-të.

Një gol që tronditi shpresat e argjentinasve, në një stadium të Shën Pjetërburgut që gumëzhinte nga tifozët “albicelest”, tejet të etur për të parë ekipin e tyre të arrinte suksesin e shumëpritur.

Megjithatë, pas tri zëvendësimeve dhe tentativave të shumta, goli i avantazhit për Argjentinën do të shënohej nga Marcos Rojo, pas krosimit të Mercados 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt, duke ngritur peshë zemrat e tifozëve argjentinas, përfshi edhe numrin 1 të tyre, legjendën e futbollit Diego Armando Maradona.

Lojtari më i mirë i ndeshjes, pa as më të voglin dyshim u shpall Lionel Messi, jo vetëm për golin e shënuar, por ndoshta edhe për ndikimin në formacionin “albicelest” të kësaj ndeshjeje, pas thashethemeve mbi “vetëmenaxhimin” për shkak të pakënaqësive ndaj trajnerit Sampaoli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button