Si ta mbajmë make up-in edhe në të nxehtë

Për ato që duan ta kenë në vend që në mëngjes shtresën e fondetinës apo rimelin, vapa e madhe mund të kthehet në një sfidë të vërtetë.  Por gjendja nuk është e pashpresë. Ekspertët kanë menduar edhe për këto raste, dhe ja këshillat e tyre për një fytyrë që duket gjithmonë mirë:

Kujdesuni për bazën! Përdorni një primer që shërben si fiksues tualeti. Ai përvecse shton jetegjatësine e make up-it, vepron dhe si element mbrojtës në lëkurë, shkruan Bordo.al. 

Përdorni pak pudër poshtë syve, ndihmon shumë në shmangien e rënies së tualitetit.

Rimeli nuk shkon mirë me të nxehtin, por për një efekt maksimal, mund të zgjidhni një që i reziston ujit. Do t`i rezistojë edhe diellit.

Zgjidhni një fondatinë jo vajore, do të bëjë që make up-i të mos rrëshqasë.

Mos e prekni shumë fytyrën, se kështu e nxisni dhe vetë rënien e make up-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button