Britania thirrje për veprim global për ndalesë të armëve kimike

Qeveria e Britanisë së Madhe ka apeluar të martën për një plan global ndërkombëtar të veprimit, me të cilin do të mbrohej ndalesa e armëve kimike, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo u bë e ditur nga një deklaratë e qeverisë në vazhdën e udhëtimit të sotëm të sekretarit të Jashtëm britanik, Boris Xhonson, në Hagë, ku pritet të takojë partnerët ndërkombëtarë me të cilët do të diskutojë mënyrën e mbrojtjes dhe ndalimit global të përdorimit të armëve kimike”.

Organizata e posaçme për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) ka mabjtur mbledhje me thirrje të Britanisë së Madhe dhe 10 shteteve tjera, pas sulmit me agjent nervor në Salisbury më 4 mars, në të cilin në shënjestër ishte ish spiuni rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia.

Britania e Madhe i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, të kërkojë nga OPCW “të ndihmojë në identifikimin e përgjegjësve për sulme kimike në Siri, dhe kërkon nga drejtori i Përgjithshëm i organizatës, të japë ide për mënyra tjera të mbështetjes së OPCW-së, dhe përkrahjes së ndalimit të armëve kimike, duke ndihmuar shtetet tjera të zbatojnë Konventën”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Para nisjes për në Hagë, Johnson tha se “mbi 80 shtete e përkrahin kërkesën britanike për një mbledhje të jashtëzakonshme të OPCW-së.

Sergei Skripal dhe vajza e tij u gjetën pa vetëdije në një stol publik më 4 mars pasi kishin vizituar një restorant dhe një pijetore. Më shumë se 20 persona, përfshirë një oficer policie u dërguan në spital.

Incidenti është krahasuar me vdekjen e ish-agjentit të KGB-së, Alexander Litvinenko në vitin 2006, pasi u helmua me një substancë radioaktive në një hotel qendror në Londër. Ish-truprojat e KGB-së të identifikuar si të dyshuar në vrasje mohuan ndonjë përfshirje.

Skripal-it iu dha strehim në Mbretërinë e Bashkuar pas një shkëmbimi spiunësh të vitit 2010 midis SHBA-ve dhe Rusisë. Para shkëmbimit, ai ishte në vuajtje të dënimit me 13 vite burg për rrjedhje të informacioneve ndaj inteligjencës britanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button