Tare mbyll marrëveshjen, Valon Berisha lojtar i Lazios

Mbyllet marrëveshja mes Lazios dhe Salzburgut për kartonin e Valon Berishës. Skuadra laziale do të paguajë 7.5 milionë euro në arkat e klubit austriak, plus bonuset. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me pagë 1.5 milionë euro në sezon, transmeton Supersport.al.

Një tjetër goditje e zgjuar e drejtorit sportiv të bardhekaktërve, Igli Tare, pas afrimeve të tjera të rëndësishme si anësori Riza Durmishi dhe portieri Proto.

Ndërkohë vijojnë bisedimet për Acerbin e Sassuolos dhe Wesley të Bryzhit. Është arritur marrëveshja me të dy futbollistët, ndërsa me klubet respektive kanë mbetur për t’u përcaktuar vetëm detajet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button