Çfarë është VAR-i? Teknologjia që nuk gabon, por që po e kthen futbollin në ‘tenis’

VAR ose e thënë ndryshe Video assistant referee (Video Asistenti i Referit) është teknologjia që së fundmi ka shkaktuar shumë polemika pasi po aplikohet në Kampionatin Botëror.

Sistemi teknologjik ka shumë të anë pozitive po ashtu edhe negative dhe së fundmi është kryefjala e bisedës në shumë studio televizive dhe media të mëdha ndërkombëtare, transmeton Syri.net.

Sgumë analistë janë PRO përdorimit të teknologjisë me të cilën arbitri nuk gabon por në lojë humb rritmi për shkak të vonesave.

Por në anën tjetër përdorimi i saj po sjell humbjen e bukurisë së futbollit duke e kthyer këtë sport në “tenis” ku çdo vendim merret pas përdorimit të teknologjisë.

Me VAR-in zvogëlohen gabimet por humb bukuria e gabimit njerëzor. Nëse dikur do të ekzistonte sistemi VAR atëherë sot pas shumë dekadash nuk do të diskutoheshe “Dora e Zotit” dhe gola të ashtuquajtura “fantazmë” që topi kaloi vijën fatale por gaboi syri njerëzor i arbitrit.

Prandaj futbolli është bërë sporti më i populluar në botë për shkak se vendimet historikisht janë marrë nga syri njerëzor i arbitrit që edhe mund të gabojë.

Por çfarë është në të vërtetë VAR?

Pa marrë parasysh se ku luhet ndeshja, ekipi VAR ndodhet në një dhomë qendrore në Moskë.

Skuadra ka tre asistentë të cilët kanë qasje në 33 kamera që ndodhen brenda stadiumit dhe 12 prej tyre kanë lëvizje super të ngadalta.

Ata gjithashtu kanë dy kamerat kryesore që monitorojnë ofsajdet e mundshme, duke paraqitur linjat e kompjuterizuara të projektuara në fushën e lojës, raportoi “CNN”.

Për fazën e eliminimit, një kamera me ultra-lëvizje do të instalohet pas çdo porte.

Si funksionon VAR?

Komunikimi ndërmjet referit kryesor dhe zyrtarëve që shikojnë videot mund të përfshihet përmes dy rrugëve. Nëse asistentët e VAR besojnë se referi ka bërë një gabim, ata mund ta këshillojnë atë nëpërmjet kufjeve.

Ose edhe nëse arbitri nuk është i sigurt për një vendim të caktuar mund të këshillohet me asistentët e VAR.

Ekipi VAR jo vetëm që shqyrton pamjet në ato çfarë kërkon arbitri. Ata kontrollojnë vazhdimisht gabimet e “qartë dhe të dukshme” që ndodhin prapa skenave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button