Franca – Greqia e re për Maqedoninë?

Mediat në gjuhën gjermane edhe më tej e ndjekin situatën rreth Marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit dhe samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, në të cilin mes tjerash do të duhet që të vendoset nëse Maqedonia mund t’i fillojë bisedimet hyrëse për në BE njofton Portalb.mk.

Ashtu siç shkruan “Dojçe Vele” në gjuhën maqedonase, agjencia gazetareske “DPA”, paralajmëron për protestën e disa qindra personave të hënën në mbrëmje (25.06) në Selanik kundër kompromisit për konfliktin disadekadësh rreth emrit Maqedonia.

“Protestuesit kanë bërë thirrje nacionaliste dhe me parulla ekstreme-djathtiste e kanë akuzuar Qeverinë e Athinës, në krye me Aleksis Ciprasin, për tradhëti. Ata kanë bërë thirrje se “Maqedonia është vetëm greke”. Rreth 200 persona të maskuar kanë gjuajtur me gurë ndaj policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës që t’i shpërndajë”, shkruan agjencia.

Ajo rikujton se Maqedonia dhe Greqia më 17 qershor kanë arritur marrëveshje për ndalimin e kontestit rreth emrit të Maqedonisë. Sipas kësaj Marrëveshje, Ish Republika e Jugosllavisë Maqedonia, do të duhet që në të ardhmen të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut, me çka do të dallohej nga krahina veriore e Greqisë e cila cilësohet si Maqedonia antike greke. Për kthim, Athina në të ardhmen nuk do ta bllokojë rrugën drejt anëtarësimit drejt NATO-s dhe BE-së. Por, rruga drejt Unionit tani për tani kërcënohet nga bllokada nga një palë tjetër.

Franca e vret kompromisin

Në Samitin e BE-së, i cili do të mbahet më 28 dhe 29 korrik në Bruksel, fillimin e bisedimeve me Maqedoninë mundet që ta bllokojë Franca, shkruan gazeta austriake, “Standard” dhe në titull paralajmëron: “Jo-ja franceze për Maqedoninë do të mundej ta shkatërrojë zgjidhjen për emrin”, transmeton Portalb.mk.

“Ky vendim thuajse do të ishte goditje vdekjeprurëse në lidhje me emrin, që është arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë”, thotë për gazetën, shefi i Qendrës për Evropën Juglindore nga universiteti në Grac, Florijan Biber. Ai rikujton se Maqedonia në vjeshtë planifikon të mbajë referendum dhe vlerëson se “është rëndë që të mendohet se rezultati do të jetë pozitiv, nëse Evropa nuk e shpërblen arritjen e marrëveshjes”.

Gazeta vjenezë vlerëson se opozita nacional-konservatore në atë rast, nuk do ta ketë të rëndë që t’i bind njerëzit që të mos e përkrahin marrëveshjen për emrin, pasi që mund të thotë se edhe përskaj heqjes dorë nga simbolet e identitetit, asgjë nuk ndryshon.

“Ajo do të ishte një goditje e rëndë për politikat reformuese të Ballkanit”, thotë Biber dhe shton se me atë “Franca do të bëhej Greqia e re për Maqedoninë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button