U zbulua vepra e parë në pikturë e Leonardo da Vinçit

Vepra e parë në pikturë e Leonardo da Vinçit është një pllakë në terrakotë që daton në vitin 1471 dhe që përfaqëson një ëngjëll të ri, Gabrielin. Sipas ekspertit Ernesto Solari mund të jetë edhe një autoportret i gjeniut rilindas, shkruan Bota.al. Profesori ia zbuloi botës për here të parë këtë vepër, pronë e një koleksionisti privat gjatë një koference për shtyp në Romë.

Është 100% e Leonardos, është e para dhe ky konfirmim vjen pas një studimi tre vjeçar. Pjesa ruhet në një urnë dhe nga dy agjentë sigurimi, është një pllakë në terrakotë, majolike dhe katrore prej 20 cm brinja dhe 1.2 trashësi, e cila tregon një ëngjëll mesazher, në profil dhe një pjesë të krahëve të tij, me një kurorë të artë në kokë. Është realizuar kur artisti ishte 18 ose 19 vjeç, ndoshta në punishten e gjyshit të tij në provincën toskane të Bacchereto-s dhe kjo e bën pikturën më të vjetër të ruajtur.

Pllaka është e firmosur dhe mban datën nga vetë Leonardo, por shkrimi nuk është i lexueshëm me sy të lirë, sepse është një shkarravinë. “Da Vinçi Lionardo, LDV” kjo është firma e shkruar në një hapsirë prej 2.6 cm shkruar nga e majta në të djathtë, kur ai normalisht e firmoste në të kundërt.

Emri i tij është i mbuluar edhe nga dy shtresat e smaltit që sipas mendimit të Solarit përjashton falsifikimin e saj. Sipas ekspertit ka të ngjarë që të jetë një autoportret i Leonardos dhe e ka krahasuar me atë që konsiderohet si i pari që ka realizuar si një nga personazhet tek “Adhurimi i Magjistarëve”, 1481.

Grafiologia, Ivana Rosa Bonfantinio pohon se është firma e parë e realizuar nga Leonardoja. Studimi u bë nga disa laboratorë që kanë realizuar një nxjerrje të shtresave për të vërtetuar se pigmentet përputhen me ato të epokës dhe një analizëinfra të kuqe për të lexuar shkronjat dhe numrat e fshehur. Përmes termoluminishencës, analiza më e rëndësishme që tregoi se argjila vinte nga një zonë konkrete, pikërisht nga Montelupo në afërsi të Firences, në të cilën vihet re mungesa e kuarcit e kostatuar edhe nga etruskët.  Kjo vepër ka rëndësi për rolin e ëngjëllit në atë epokë, një yll në kuptimin e fjalës.

Ka kaluar nga një brez në tjetrin në familjen e shquar të Fenice di Ravello. Kanë kaluar 500 vjet që kur Fenicet e kanë marrë si dhuratë në vitin 1499 nga Joana e Aragonit, dukesha e Amalfit. Mendohet se dukesha, mbesa e Fernandos së I të Napolit mund ta ketë marrë këtë vepër direkt nga Leonardoja si një dhuratë për lindjen e djalit të saj, Alfonsit të II, Piccolomini-t gjatë një udhëtimi nga lindja në jug. Gjithsesi në këtë histori ekspertët thonë se ka një hapsirë boshe prej 30 vitesh. Si e mori dukesha?

Këtu ka mister dhe të panjohura. Vlera është e paçmueshme dhe profesori ftoi Italinë ta blejë në mënyrë që të mos përfundojë në ndonjë sirtar të pronarëve legjitimë dhe fisnikë. “Shpresoj që shteti italian ta blejë. Kemi humbur Xhokondën dhe s’mund të humbim edhe këtë.” – pohoi duke aluduar për portretin e Mona Lizës, pronë franceze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button