Remenski: Nëse Ivanov nuk e nënshkruan do të ngritët impiçment, Kushtetuesja është e obliguar të ngrit procedurë

Deri në fund të javës së ardhshme, deputetët përsëri do tëvojnë për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, pasi që shefi i shtetit, sot deklaroi se nuk do ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e të njëjtit, njofton Portalb.mk.

Nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski ka rikujtuar se pas votimit të dytë të ligjit, presidenti i shtetit, sipas nenit 75 të Kushtetutës së Maqedonisë, është i obliguar ta nënshkruajë marrëveshjen.

Remenski thotë se nëse presidenti vendos që të mos e nënshkruajë edhe për të dytën herë Marrëveshjen, ai me vetëdije e shkel Kushtetutën dhe do ta shkelë rendin juridik dhe sistemin politik të shtetit, dhe seriozisht përzihet në kompetencat e shtëpisë legjislative, për të cilat, ashtu siç tha ajo, nuk a të drejtë.

“Për shkak të kësaj, sjellja e këtillë e presidentit mund të jetë lëndë e ilaçeve juridike në Kuvend, këtu mendoj në impiçmentin, por edhe Gjykata Kushtetuese dhe institucionet tjera kompetenca, kanë të drejtë dhe obligim që të ngritin procedurë”, deklaroi Remenski.

Presidenti Ivanov nuk e ka nënshkruar ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button