Zaev u shkruajti kryeministrave të BE-së: Përkrahni bisedimet, e merituam

Kryeministri, Zoran Zaev, ka dërguar letra deri te kryeministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në të cilat i fton kolegët e tij që ta përkrahin vendimin për fillim të bisedimeve hyrëse të Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian me kornizë kohore të procesit, si vendim të themeluar në bazë të meritave, dhe si vendim i cili gjatë kohë është i merituar, informojnë nga Qeveria, njofton Portalb.mk.

Zaev në letër i ka njoftuar kryeministrat se është arritur Marrëveshje për zgjidhjen e dallimeve për emrin dhe për vendosjen e partneritetit strategjik mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Marrëveshja paraqet mundësi historike për tejkalimin e kontestit që i ngarkon lidhjet mes dy fqinjëve më shumë se 25 vjet, dhe e ka penguar rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik” ka shkruar kryeministri.

Ai në letër ua ka përshkruar edhe hapat që duhet të ndërmerren që të sigurohet hyrja në fuqi e marrëveshjes, dhe i ka informuar se tanimë Marrëveshja është ratifikuar në Kuvend, pas së cilës duhet që Republika e Greqisë të dërgojë njoftim deri te BE se ajo e përkrah hapjen e bisedimeve hyrëse për vendin tonë, por edhe ftesën për anëtarësim në NATO.

Zaev në letër gjithashtu ka shkruar edhe se në vjeshtë do të mbahet referendum për mbështetje të Marrëveshjes, pas së cilës do të bëhet dhe zbatimi i procedurës për ndryshimet kushtetuese.

“Që të sigurohet realizimi  marrëveshjes dhe përfitimet potenciale nga i njëjti për të dyja vendet, për rajonin e Evropës Juglindore dhe për Evropën si tërësi, është e rëndësisë së madhe mbështetje politike e vendeve anëtare të BE-së, që t’i konfirmojnë vizionin strategjik me masa konkrete për ardhmërinë evropiane të vendit tim dhe tërë rajonit”, ka theksuar Zaev.

Me një vendim të tillë, ka shkruar Zaev, do të jepet pranim për proceset reformuese evidente dhe do të lehtësohet thellimi i mëtutjeshëm i impulsit reformues. Përskaj kësaj, vendimi i tillë do të ketë kontribut vendimtar në krijimin e klimës pozitive për mbarimin e suksesshëm të [do hapi të paraparë në Marrëveshjen që të zbatohet në mënyrë delikate kompromisi i balancuar për zgjidhjen e kontestit afatgjatë dhe të komplikuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button