Pesë të vdekur nga goditja e rrufesë në Indi

Në lindje të Indisë 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të mediave lokale, zyrtarët kanë njoftuar se 5 persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga rrufetë e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në rajonet Bokaro dhe Lohardaga të provincës Jharkhand.

Zyrtarët e meteorologjisë njoftojnë se presin vazhdimin e reshjeve të dendura të shiut.

Si pasojë e reshjeve dhe goditjes nga rrufeja muajin e kaluar në Indi kanë humbur jetën të paktën 250 persona, kurse 400 të tjerë janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button