“Bomba” të Janakieskit me Gruevskin dhe ambasadorin e Kinës janë lëshuar sot në seancën gjyqësore të “Trajektore”-s

Në Gjykatën Penale sot në seancën e rastit “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike janë lëshuar 30 biseda të përgjuara, ose siç njihen në opinion si “bomba” nga bisedat për marrëveshjen se si të zbatohen procedurat juridike me kompanitë kineze rreth ndërtimit të pjesëve të autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë –Ohër në periudhën janar të vitit 2013, transmeton Portalb.mk.

Në biseda më shumë dëgjohen ajo ndërmjet ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski me bashkëpunëtorët e tij dhe me ambasadorin e Kinës në Maqedoni, Oliver Shambovski, por edhe me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-ministrin e Financave, Zoran Stavrevski.

Për këtë rast duhet të dëgjohen gjithsej 315 “bomba”

Ndryshe, të akuzuar në këtë rast janë ish-kryeministri Nikolla Gruveski, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Pesheveski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë të Rrugëve Shtetërore, Lupço Georgievski.

Katër personat akuzohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime, me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet.

Me këtë, sipas aktakuzës së PSP-së, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit prej të paktën 155 milionë euro dhe për të njëjtën vlerë, kompanisë realizuese i kanë mundësuar të përfitojë dobi pronësore.

Seancën e kaluar të gjithë të akuzuarit e këtij rasti thanë se nuk ndjehen fajtorë për akuzat e PSP-së.

Tre raste të reja të PSP-së, VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button