Treni del nga shinat në Austri, disa të lënduar

Shërbimet austriake të emergjencës, kanë bërë të ditur se një tren ka dalë nga shinat në hekurudhën lokale në Austri, me ç‘rast dhjetra persona kanë pësuar lëndime trupore. Si pasojë e aksidentit në afërsi të qytezës Völlerndorf në krahinën Austria e Ulët, janë lënduar 27 persona.

Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës në krahinën Austria e Ulët, Franz Resperger në një deklaratë për media tha se aksidenti ka ndodhur si pasojë e rrokullisjes së dy vagonëve të trenit. Ai bëri të ditur se në tren ku ndodheshin 80 pasagjerë janë lënduar 27 persona ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Resperger tha se të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta.

Ende nuk janë zbuluar shkaqet e aksidentit. Prokuroria e Austrisë së Ulët ka filluar hetimet në lidhje me rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button