“Përleshje” mes policisë dhe ushtrisë në Filipine, 6 policë të vrarë

Të paktën gjashtë policë të vrarë, dhe nëntë të tjerë të plagosur është bilanci i një “Zjarri miqësor“, i cili ka ndodhur nga shkaku i një mosmarrëveshjeje mes ushtrisë dhe policisë në krahinën Samara në Filipine, raporton Anadolu Agency (AA).

Incidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në periferi të qytetit Villareal. Drejtori i policisë, Mariel Magway, tha se forcat policore po kryenin një patrullë të rregullt në rajon, dhe se ushtria ka hapur zjarr mbi autokolonën policore.

I njëjti burim, thotë se në të njëjtën kohë edhe ushtria po kryente një operacion në rajon, pas raporteve për prani të bandave të armatosura, dhe se shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur nga mungesa e informacioneve për aktivitete të njëkohshme në rajon.

Gjenerali i ushtrisë së Filipineve, Raul Farnacio, tha se në mesin e ushtarëve nuk ka viktima, duke shtuar se me një hetim të përbashkët do të zbulohet përgjegjësia për incidentin.

“Në zona kaq të dendura, është shumë e vështirë për ushtarët të identifikojnë se kush është në anën tjetër. Ana tjetër i është kundërpërgjigjur zjarrit”, tha Farnacio.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button