Roth: Gjermania jep dritë jeshile për Maqedoninë, ftojmë ta bëjë të njëjtën edhe Franca dhe Holanda

Ministri për Evropë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihail Roth, në takimin e sotëm të Këshillit për Punë të Përgjithshme në Luksemburg, deklaroi se Berlin është i gatshëm që t’i japë dritë jeshile për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë, njofton Portalb.mk.

“Qeveria e Gjermanisë është e përgatitur që t’i përkrahë Maqedoninë dhe Shqipërinë në rrugën e tyre drejt BE-së. Jemi të përgatitur që të japim dritë jeshile dhe do të kisha dashur që t’i inkurajojë edhe miqtë tanë në Holandë dhe Francë të na shoqërohen”, deklaroi Roth.

Në pyetjen nëse presin që ajo të ndodh sot, Roth tha se nuk është tërësisht i sigurt, por se shpreson që të ndodh dhe se është optimist i përmbajtur.

Ai gjithashtu theksoi se stabiliteti, paqja dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor është kyçe për të gjithë në BE.

“Për atë, i vlerësojmë lartë përpjekjet që i kanë ndërmarrë Maqedonia dhe Shqipëria për përforcimin e sundimit të ligjit, pavarësisë në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Roth.

Këshilli për Punë të Përgjithshme sot në Luksemburg do të duhet që të sjell vendim ndaj rekomandimeve të KE-së për fillimin e bisedimeve hyrëse për Maqedoninë dhe Shqipërinë.

http://portalb.mk/537072-pritet-vendimi-i-keshillit-te-be-se-per-fillim-te-negociatave-per-maqedonine/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button