Bebe Rexha krijoi atmosferë fantastike në shoun e Jimmy Fallonit (VIDEO)

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Pas shumë këngëve dhe koncerteve anembanë planetit tokë, bukuroshja jonë ka nxjerr në shitje gjatë javës së kaluar edhe albumin e parë.

“Expectations”, titullohet albumi i biondinës që mund të blihet apo shkarkohet në Spotify, Artist Store, Google Play dhe Deezer ndërsa në të mund të dëgjohen 14 këngë, transmeton Telegrafi.

Një prej tyre është edhe hiti më i ri “I’m a Mess”, me të cilën këngë është paraqitur edhe në shoun televiziv të Jimmy Fallonit.

Në fakt, ajo ka promovuar albumin që po brenda këtyre tre ditëve është bërë një ndër tre më të shiturit anembanë planetit tokë.

Bebe ka krijuar atmosferë fantastike me performancën duke i shtuar edhe nuanca të bukurisë në koreografinë e përgatitur për këtë spektakël.

Ndryshe, Rexha tashmë ka paralajmëruar edhe disa video që do t’ia realizojë këngëve të albumit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button