I gjobiti FIFA, shqiptarët grumbullojnë 12 mijë dollarë për Xhakën e Shaqirin

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u gjobitën me nga 10 mijë franga zvicerane për festimin e golave respektivë ndaj Serbisë me simbolin e shqiponjës. Me 5 mijë franga u ndëshkua edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, për të njëjtin festim.

Në internet ka lindur një nismë për të mbledhur paratë e gjobës së FIFA-s për të 3 futbollistët, që do të thotë 25 000 franga, transmeton Top Channel.

Në llogarinë e hapur në “gofundsme”, vetëm në 14 orë donatërorët, shumica e të cilëve janë shqiptarë, kanë arritur të grumbullojnë gati 12 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button