Botërori 2018, ndeshjet në grupet C dhe D përfundojnë sot

Sot do të zhvillohen 4 ndeshje në Kampionatin Botëror 2018 që po zhvillohet në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshjet në grupet C dhe D do të përfundojnë me 4 ndeshje që do zhvillohen sot.

Në Grupin C, do të përballen Australia-Peru dhe Danimarka-Franca. Ndeshja mes Australisë dhe Perus do të luhet në Stadiumin Fisht në Soçi, ndërsa ajo mes Danimarkës dhe Francës në Stadiumin Luzhniki në kryeqytetin Moskë. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në ora 16.00.

Franca garantoi të kualifikohet në raundin e ardhshëm, ndërsa Danimarka me 4 pikë dhe Australia me 1, ende kanë shanca për më tutje. Peruja me ndeshjen kundër Australisë do t’i thotë lamtumirë turneut.

Nga ana tjetër në Grupin D Nigeria do të përballet me Argjentinën në Stadiumin Saint Petersburg, ndërsa Islanda me Kroacinë në Rostov Arena. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në ora 20.00.

Në këtë grup Kroacia ka 6 pikë dhe ka garantuar të kualifikohet në raundin e ardhshëm. Ndërsa Nigeria me 3 pikë dhe Islanda dhe Argjentina me nga një pikë do të mundohen të jenë ekipi i dytë i kualifikuar më tutje nga ky grup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button