Presidenti Ivanov nuk e ka nënshkruar ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivnaov, ka sjell vendim që të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, me të cilën parashihet ndryshimi i emrit Kushtetues nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Në vendimin, ashtu siç sot e dërgoi Kabineti i Ivanovit, janë të parashtruara arsyet për shkak së cilës presidenti nuk e ka nënshkruar dekretin.

Më poshtë mund ta lexoni përmbajtjen integrale të letrës:

“Në kryerjen e funksionit president i Republikës së Maqedonisë gjithmonë veproj me përgjegjësi dhe të drejtat e mia dhe  obligimet i kryej në bazë të kornizave të Kushtetutës, ligjeve dhe interesave të Republikës së Maqedonisë.

Për atë, në bazë të nenit 75 të kushtetutës ë Republikës së Maqedonisë, vendosa që të mos e nënshkruajë  dekretin për shpallen e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndalimin e vlefshmërisë së marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995, dhe për vendosjen e partneritetit strategjik mes palëve, që Kuvendi i Republikës  së Maqedonisë e ka miratuar në seancën e mbajtur më 20 qershor të vitit 2018.

Vendimin e kam sjell për shkak arsyeve të radhës:

  1. Nuk am mandat që të nënshkruajë dekret për shpalljen e ligjit për ratifikim të kësaj marrëveshje. Njëri nga themelet e programit tim politik në vitin 2014 është se “nuk pranoj ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit. Nuk pranoj ide ose propozime që do ta rrezikonin identitetin nacional maqedonas, veçantinë e nacionalitetit maqedonas, gjuhën maqedonase dhe modelin e bashkëjetesës maqedonase”. Në zgjedhjet presidenciale 534.910 qytetarë votuan për programin tim zgjedhor dhe më zgjodhën për funksionin e presidentit të Republikës ë Maqedonisë.
  2. Marrëveshja del jashtë përfshirjes së rezolutave 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, për atë që në to flitet për “dallimet rreth emrit të shtetit” dhe jo për “dallimet” që flet kjo marrëveshje.
  3. Marrëveshja nuk a bazë kushtetuese dhe nuk është ratifikuar në pajtueshmëri me Kushtetutën. Sipas nenit 118 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe janë pjesë e rendit të brendshëm juridik.
  4. Ligji për ratifikim të marrëveshjes nuk është në pajtueshmëri me nenin 51, 118 dhe nenin 199 të Kushtetutës së Maqedonisë.
  5. Marrëveshja e vë Republikën e Maqedonisë në varësi ndaj një shteti tjetër, gjegjësisht ndaj Republikës së Greqisë. Sipas nenit 308 nga Kodi Penal, “Qytetari i cili e vendos Republikën e Maqedonisë në varësi ndaj një shtetit tjetër, do të dënohet me burg prej më së paku 5 vjet burg”.
  6. Hyrja në fuqi e këtij ligji krijon pasoja juridike që janë bazë për vepër penale”, thotë presidenti Ivanov.

Ndryshe, deputetët më 20 qershor të këtij viti me 69 vota “për”, pa asnjë votë “kundër” dhe të “përmbajtur”, e kanë ratifikuar marrëveshjen me Greqinë që më 17 qershor është nënshkruar në Prespë të Greqisë nga shefat e diplomacive të dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, transmeton Portalb.mk.

Sipas kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, në rast të vetos së presidentit të shtetit, ligji përsëri shkon në procedurë kuvendore, por atëherë do të duhet të votohet me shumicë absolute nga numri i përgjithshëm i deputetëve, gjegjësisht do të duhet që të marrë së paku 61 vota. Ligji në këtë rast përsëri dërgohet te presidenti, i cili sipas Kushtetutës, e ka obligim që ta nënshkruajë.

Megjithatë, praktika thotë se presidenti di edhe ta shkelë Kushtetutën, që do të thotë se edhe në këtë rast të mos e nënshkruajë dekretin, ashtu siç është rasti me ligjin për përdorimin e gjuhëve, që ende është i bllokuar te presidenti.

Ivanov deri në maj të vitit 2019-të “i paprekshmi” i Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button