fbpx

Pompeo kundër Mattis: Nuk ka afate për denuklearizimin e Koresë së Veriut

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis deklaroi para pak ditësh se Uashingtoni është gati t’i paraqesë një program kohor Koresë së Veriut, për procesin e denuklearizimit.

Por ishte Mike Pompeo, Sekretari Amerikan i Shtetit, ai që kundërshtoi Mattis, duke garantuar se nuk do të ketë asnjë afat kohor për procesin e denuklearizimit, transmeton TCH.

Duke folur për CNN në një intervistë telefonike të raportuar nga rrjeti të hënën, Pompeo tha se donte të shihte përparim të vazhdueshëm drejt denuklearizimit të Koresë së Veriut dhe se administrata do të vlerësonte rregullisht seriozitetin e Phenianit për braktisjen e programit të tij bërthamor.

“Unë nuk do të vendos një afat kohor, nëse kjo është dy muaj, gjashtë muaj, ne jemi të përkushtuar që të ecim përpara në një moment të shpejtë për të parë nëse mund të arrijmë atë që të dy liderët duhet të bëjnë”, tha Pompeo për CNN.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close