Grekët pranë eliminimit

Kriza e Greqisë po përhapet edhe në aspektin sportiv, pasi fqinji ynë jugor është buzë eliminimit nga Euro 2012, kjo falë Republikës së Çekisë, që fitoi sfidën e zhvilluar në Wroclaw me rezultat 2-1.Çekët e përfunduan dilemën e takimit vetëm brenda gjashtë minutave të para lojë. Me një presion të jashtëzakonshëm në fillim, grekët u zunë kështu në befasi.
 
Petr Jiracek realizoi për tre minutave lojë për 1-0, ndërsa golin e dytë e shënoi Vaclav Pilar, për të shokuar grekët.
 
Greqia u mundua të rikthehet në lojë me Theofanis Gekas (53’), por kjo ishte e pa mjaftueshme qe të evitohej disfata.
 
Pas dy ndeshjeve Çekia ka tri pikë në Grupin A dhe është në vendin e dytë, ndërsa Greqia mbetet në vendin e fundit, teksa pret epilogun e takimit Poloni – Rusi për të mësuar më shumë mbi fatin e vet në këtë kampionat. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button