Dimitrov: Për ne është me rëndësi vendimi politik për fillimin e negociatave të merr këtë javë

Shpresoj se do të gjendet kompromis mes anëtareve të BE-së, i cili për ne do të thotë vendim i qartë politik për fillim të negociatave për anëtarësim, deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov në televizionin “Sitel”.

“Neve na duhet që liderët të mos kthehen prapa, do të thotë të ulen tani të enjten dhe të premten dhe ta pranojnë rekomandimin e Komisionit Evropian dhe të vendosin që Maqedonia të fillojë bisedime për anëtarësim. Si do të ndodh kjo, kur do të ndodh, mund të jetë jetë lëndë e kompromisit. Për ne është shumë me rëndësi, që ky vendim politik të merret këtë javë dhe të mos ketë nevojë që në ndonjë Këshill tjetër evropian të jemi në një situatë të këtillë që të merret vendim”, theksoi Dimitrov.

I pyetur nëse kjo do të reflektohej mbi marrëveshjen nëse Maqedonia nuk merr dritë të gjelbër nga Bashkimi Evropian, Dimitrov me qëndrim se “është e jona që të bëjmë dhe mendojmë se kjo do të ketë sukses.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button