Dënohen “shqiponjat”, Xhakas e Shaqirit, por edhe Serbia

Tre reprezentuesit e Zvicrës u ndëshkuan me të holla për shkak të festës së goli të shënuar ndaj Serbisë. Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stefan Lihtshtajner u dënuam nga FIFA për shkak “provokimeve” gjatë festimit të golave. Xhaka dhe Shaqiri u dënuan me nga 10 mijë franga zvicerane, ndërsa Lihtshtajner u dënua me 5 mijë franga zvicerane. Të njëjtën shumë të të hollave do të paguajë edhe trajneri i Serbisë , Mladen Krstajiq për shkak të komenteve për referimin pas ndeshjes.

Presidenti i Federatës Futbollistike të Serbisë për shkak të komenteve të ashpra të dhënë në interevistën te BBC, që kishin të bëjnë me punën e FIFA-s, duhet të paguajë 5 mijë franga zvicerane. Federata e Futbollit të Serbisë do të paguajë 64 mijë franga zvicerane, për shkak të provokimeve të tifozëve të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button