DPHM: Nuk ka rrezik për derdhje të lumenjve

Nivelet e lumenjve janë nën mesatare ose rreth mesatares për këtë periudhë të vitit dhe reshjet e paralajmëruara të shiut nuk do të duhet të shkaktojnë derdhje.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në raportin më të ri për gjendjen hidrologjike informojnë se paralajmërimet për reshje të reja nuk do të duhet të paraqesin problem për derdhjen, por në qoftë se këto reshje paraqiten në afat të shkurtër kohor, është e mundur paraqitje e derdhjeve lokale tek rrjedhat e ujit të lumenjve më të vegjël dhe përrenjve.

Nëpër vendbanime është e mundur paraqitje e akumulimit dhe derdhje e ujit nëpër rrugët e qytetit dhe nënkalime, ndërsa gjatë paraqitjes së erës së fuqishme është e mundur paraqitja e dallgëve tek liqenet.

Nga DPHM gjatë disa ditëve të ardhshme rekomandojnë lëvizje me kujdes afër sipërfaqeve ujore, rrjedhave të ujit dhe përrenjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button