Zjarri shkrumbon dy shtëpi në lagjen Gazi Babë të Shkupit

Një zjarr që në rrethana akoma të panjohura ka kapluar shtëpinë e shkupjanit Isuf Ametovski rreth ores 16:15 ka shkrumbuar tërësisht shtëpinë ku ai jetonte me familjen e tij. 

Shtëpia që ndodhet në rrugën Virgino të lagjes Gazi Babë të Shkupit është përhapur me shpejtësi të madhe dhe ka kaluar në shtëpinë e fqinjit të tij Sulejman Ismani që ndodhet afër dhe gjithashtu ka shkrumbuar me shpejtësi të madhe edhe atë.

Banorët kanë thirrur njësinë e zjarrfikësve të cilët në vendngjarje kanë arritur pas 30 minutave, kur ka qenë tepër vonë për të shpëtuar diçka.

Zjarrfikësve u janë dashur plot dy orë për të lokalizuar dhe shuar në tërësi zjarrin i cili ka lënë pa kulm mbi kokë dy familjet shqiptare.

Akoma janë duke u gjurmuar shkaqet që sollën në fatkeqësinë, që për fat të mirë kaloi pa asnjë të lënduar./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button