OEM: Vazhdojnë tendencat negative të ekonomisë

Tendencat negative në ekonominë e Maqedonisë janë ende duke vazhduar ndërsa faktori kryesor për ngecjen e ekonomisë  përpos uljes së kërkesës nga jashtë është problemi kronik me jo-likuiditetin dhe shkallën e lartë të borxhit të brendshëm. Është ky njëri nga qëndrimet e Bordit të Odës Ekonomike të Maqedonisë  të miratuara në seancën e mbajtur më 06.07.2012, që i bënë publike sot.

“Sipas të dhënave të Regjistrit Qendror  të Maqedonisë, kompanitë  e vendit nga sektori jo financiar vitin 2011 e mbaruan, gjegjësisht 2012-tën e kanë  filluar pa kapitalin e vet të punës. Detyrimet afatshkurtra të cilat janë 450.581.00 milion denarëve (të cilat përbëjnë 74% të gjithsej detyrimeve madje 47 % të gjithsej të dalave në vitin 2011) janë 75.7% të gjithsej mjeteve qarkulluese.  Kërkesat afatshkurtra prej 319.413.60 milion denarëve janë 54% nga gjithsej mjetet qarkulluese, madje 33.3% nga gjithsej të hyrat në vitin 2011” shkruhet në kumtesën e OEM.

Sipas tyre edhe pse Qeveria morri 100 milion euro nga Banka Evropiane për Investime për rimëkëmbjen e kompanive, megjithatë  sivjet do të jetë vështirë të mbahet ritmi i aktiviteteve ekonomike si vitin e kaluar nëse nuk ndërmerren aktivitete të caktuara sistematike për mbështetje të shërbimeve të prodhimit dhe eksportit nga sektori real.  

Më tej, OEM propozoi disa sugjestione që sipas tyre Qeveria duhet ti merr parasysh të cilat mund ti lexoni në ueb sajtin e OEM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button