Kujdes, muzika e lartë dënohet me ligj!

Me fillimin e pushimeve të verës, shumica e kafeneve , tarraca të hapura dhe disko në Tetovë dhe Gostivar më shpesh vizitohen nga të rinjtë, sidomos në orët e vona të mbrëmjes, kur zakonisht organizojnë llojet e ndryshme të ahengjeve.Në të shumtën e rasteve lëshojmë muzikë me zë të lartë, e cila drejtpërdrejtë shqetësojnë qytetarët që jetojnë në afërsi të objekteve. Policia ka vendosur orë hotelierike e cila veçanërisht vlen për objektet që janë të vendosura në përdhesen  e ndërtesave të banimit, por  edhe në përgjithësi.

Departamenti i Punëve të Brendshme në Tetovë apelon deri te pronarët e bareve dhe diskove si dhe deri te të gjithë qytetarët e tjerë të përmbahen nga përdorimi i instrumenteve muzikore dhe nga muzika me zë të lartë  nga ora 15 – 18 dhe nga ora  23 në deri më orën 6 të mëngjesit.

Për çdo shkelje të raportuar në këtë periudhë, e cila do të vërtetohet  drejtpërdrejtë nga policia me fonometër, pasojnë kërkesat për inicimin e procedurës penale, ndërkohë që gjoba për këtë lloj të shkeljes është nga 200 deri në 500 euro.

Gjoba për një person juridik shkon nga 500 në 1000 euro, plus 200 deri në 500 euro gjobë për personin përgjegjës ndaj personit juridik.

Një gjobë prej 500 deri në 800 euro do të vendosen mbi pronarët që kryejnë biznes hotelierik, të cilët nuk marrin masa konkrete për parandalimin e prishjes së rendit dhe qetësisë publike. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button