BE vendos sanksione ndaj ushtarëve dhe policëve të Mianmarit

Bashkimi Evropian (BE), ka marrë vendimin për të vendosur sanksione ndaj 7 ushtarëve dhe policëve të Mianmarit për shkak të “shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut kundër popullatës së Arakanit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas vendimit të marrë në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së, ndaj 7 zyrtarëve të sigurisë do të zbatohen masa kufizuese, duke përfshirë ngrirjen e aseteve të pronës dhe ndalimin e udhëtimit.

Gjithashtu ka hyrë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare të BE-së vendimi ku theksohet se zyrtarët e Mianmarit, të përbërë nga ushtarë dhe oficerë policie, janë përgjegjës për masakrat, dhunën seksuale dhe djegien sistematike të shtëpive të popullatës së Arakanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button