Maqedoni, u shënua përvjetori i lindjes së presidentit Boris Trajkovski

Me vendosjen e luleve para përnedores “Maqedonia”, të ngritur për nder të presidentit që humbi jetën në mënyrë tragjike, Boris Trajkovski, sot u shënua 62-vjetori i lindjes së tij.

Para anëatrëve të familjes Trajkovski, qytetarëve, prëfaqësuesve të Këshillit të komunës së Strumicës, institucioneve, partive politike dhe shoqatave, fjalim mbajti kryetari i Komunës së Strumicës, Kosta Janevski.

Presidenti i dytë i Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski, lindi më 25 qershor të vitit 1956 në fshatin Monospitovë. Ai ishte binjak me vëllaun Aleksandar dhe fëmija i tretë i familjes Trajkovski.

Nga tre vëllezërit Trajkovski, i gjallë është vetëm vëllau i madh, Mojsej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button