Erdogan pas fitores në zgjedhje: Turqia gjithë botës i dha leksion mbi demokracinë

Pas fitores në zgjedhje, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u shpreh për mediat se populli sërish i ka besuar atij.

“Rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve u bënë të ditura, populli im më besoi detyrën e presidentit. Qytetarët i dhanë përgjegjësi të madhe Aleancës Popullore dhe AK Partisë duke ua besuar shumicën në kuvend. Siguria e vendvotimeve dhe liria e votimit është tregues i fuqisë së demokracisë së Turqisë.
Turqia gjithë botës i dha leksion mbi demokracinë me pjesëmarrje e cila arrin deri në 90 për qind. Lus Allahun që zgjedhjet e 24 qershorit të jenë në dobi të vendit dhe popullit tonë. Qëllimi ynë në këtë periudhë është ta çojmë Turqinë drejt synimeve të vitit 2023. Do të vazhdojmë të përpiqemi që Turqia të shkojë edhe më përpara në çdo fushë” tha ai, transmeton AA.

Rama dhe liderë të tjerë botëror urojnë presidentin Erdogan për suksesin në zgjedhje

Shkupi festoi fitoren e Erdoganit të Turqisë (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button