Rama dhe liderë të tjerë botëror urojnë presidentin Erdogan për suksesin në zgjedhje

Pas suksesit të madh në zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi, liderët botëror kanë uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në këto zgjedhje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes linjës telefonike ka uruar presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje.

Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdoğan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin.

Hungaria

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, u bë lideri i parë i një shteti të Bashkimit Evropian (BE), i cili uroi presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje. Sipas zyrtarëve, ai uroi presidentin turk përmes linjës telefonike.

Azerbajxhani

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin e madh të arritur në zgjedhjet presidenciale.

Sipas një deklarate të lëshuar nga presidenca e Azerbajxhanit mësohet se Aliyev ka telefonuar homologun e tij Erdoğan duke i uruar përgëzimet e tij për “suksesin e madh në zgjedhje”.

Duke bërë të ditur se nën udhëheqjen e Erdoğan Turqia është zhvilluar më shumë, ka arritur suksese të mëdha në fushën e ekonomisë, si dhe ka forcuar pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare, Aliyev në bisedën telefonike i ka uruar suskese të mëtejshme presidentit Erdoğan.

Ndërkohë edhe Erdoğan i ka shprehur falenderime homologut të tij Aliyev për kujdesin e treguar dhe urimet e bëra

Gjithashtu bëhet e ditur se Aliyev ka ftuar presidentin Erdoğan për një vizitë në zyrtare në Azerbajxhan, i cili e ka pranuar këtë ftesë.

Bosnjë dhe Hercegovina

Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, uroi presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Palestina

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, uroi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Katari

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al Thani, uroi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Sipas të dhënave nga zyrtarët, Al Thani i ka përcjellur presidentit Erdoğan urimet për suksesin e arritur në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura sot në Turqi.

Serbia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, uroi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Maqedonia

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov, uron presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button