HËNË NË TË SOSUR

Besomni
se zgjohem në orën kur prostitutat
kthehen bujtinave
dhe minatorët ikin zgafellave
një gjë e di
se për punën e tyre
asnjëherë nuk mund të dëshmojë dielli
në mos besofshi
zgjohuni e shihni
se në këtë orë
duket mbi çdo shtëpi
një hënë në të sosur
dhe nga një oxhak
si kryq i tymosur

 

Poezi nga Emine MALIQI-ZAIRI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button