QË SOT…

Për ty do t’pushoj së shkruari
që sot
sepse kujtesës sime nuk i gjej krëhër
dhe vet mendimi se librin tim
ndoshta një tjetër do ta ulë në prehër

është e frikshme
radha e njerëzve që kam ndalur
kërkimi i syve tu
në ballë të huaj
shikimi im i mallur
duke kërkuar të falur

për ty do të pushoj së shkruari që sot
duke shpresuar
një ditë do të më thuash
se vetëm nga pafuqia
pushove të më duash

 

Poezi nga Emine MALIQI-ZAIRI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button