9 rregulla për veshjen në këtë valë të nxehti

Kur temperaturat vetëm rriten, ajo që duhet të bëni është të përzgjidhni me kujdes veshjen tuaj, edhe në fundjavë. Ju rendisim nëntë rregulla që duhet të kini parasysh për t’u ndier rehat dhe të bukura, pavarësisht të nxehtit, transmeton Blitz.al.

  1. Vetëm se një veshje është në përputhje me motin nuk do të thotë se mund ta vishni edhe në punë. Ndaj pantallonat e shkurtra apo fustanet që tregojnë shumë mbajini për fundjavë.
  2. “Denim” është vërtet një ide e keqe gjatë kësaj periudhe.
  3. E njëjta gjë mund të thuhet për trikot, përjashtim bën vetëm Dukesha e Kembrixhit, natyrisht.
  4. Një fustan i freskët pambuku dhe sandalet e sheshta, referuar edhe stilit tuaj janë ideale gjatë verës. Mund të themi se kjo veshje shënon një pikë fillimi të elegancës.
  5. Nëse jeni duke blerë rroba për stinën e verës, atëherë luani me masën e tyre. Mos iu referoni etiketave.
  6. A mund të vishni pantallona të shkurtra në zyrë? Po, nëse i kombinoni me një këmishë të hekurosur mirë.
  7. Sandale lëkure të thjeshta janë ato që ju duhen. Shmangini çantat prej kashte e të tjera shpenzime të kota.
  8. Gjëja më e rëndësishme për të përballuar këtë valë të nxehti është sigurisht kremi mbrojtës.
  9. Kurrë mos nënvlerësoni elegancën që rezervon një fustan i thjeshtë i zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button