Clinton: Jemi të angazhuar për rritjen e vendeve që njohin Kosovën

Në 13-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka ritheksuar angazhimin e saj për rritjen e mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.
 
Duke folur në kolegjin Wellesley në Boston, Clinton ka kujtuar pjesëmarrësit se shpërbërja e Jugosllavisë çoi në një spastrim të tmerrshëm etnik në Kosovë, ku shqiptarët u futën në trena dhe u dëbuan nga vendi.
 
“Ishte një gjë e tmerrshme. Shtetet e Bashkuara bashkë me vende të tjera ndërmorën veprim për ta ndalur këtë,” theksoi Clinton.
 
Clinton deklaroi se duhet të njihen kufijtë (reciprok), ndërsa serbët që jetojnë brenda Kosovës duhet të mësojnë të jetojnë bashkë me shqiptarët.
 
“Kjo është një nga çështjet më të vështira me të cilën ndeshemi, si t`i bindim njerëzit e besimeve të ndryshme, racave, etnive, apo edhe fiseve që të bashkëjetojnë në paqe me njëri-tjetrin”, deklaroi Clinton në kolegjin ku edhe vetë është diplomuar 43 vjet më parë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button