Subvencione për 481 familje të cilat vendosin kolektor solar

Ministria e Ekonomisë aprovoi subvencione për 481 familje nga vendi, prej të cilave nëntëdhjetë janë nga rrethina e Kumanovës, që me ndihmë shtetërore do të mund të vendosin kolektor solar, lajmëroi portali “Kumanova njuz”.

Për këtë qëllim shteti do të shpenzojë 97.000 euro. Thirrja publike u bë në janar dhe zgjati deri në fund të majit. Qytarët të cilët furnizuan dhe montuan kolektor solar mund të paraqiteshin që të fitojnë mbështetje nga shteti.

“Duhej me kërkesën qytetarët të dorëzojnë edhe llogari fiskale për kolektorin e blerë. Do t’u kthehen 30 për qind të mjeteve, me atë që shuma maksimale e cila mund t’u paguhet është 300 euro. Kjo është hera e katërt që shteti ndihmon  për vendosjen e kolektorëve, ndërsa për herë të parë tërheqja ishte publike”, tha Suzana Pranjiq, zëdhënëse e Ministrisë së Ekonomisë.
Përvojat e viteve paraprake treguan se për subvencionim janë paraqitur prej 300 deri në 500 kërkues. Sivjet tekstualisht janë nxjerr prej të gjitha viseve të vendit, duke filluar nga kryeqyteti, Prilepi, Strumica, Kriva Pallanka, e deri te komunat më të vogla si Novo Sellë, Karabincë, Obleshevë dhe të tjera. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button