Një person ka dashur ta plaçkit një shtëpi në Gostivar, është vërejtur nga një grua

Më datë 24 qershor 2018 rreth orës 01 e 25 minuta, në rrugën e “Beogradit” në Gostivar, në shtëpinë e 58-vjeçares S.M. person i panjohur ka kryer plaçkitje në tentim, në mënyrë që ka hyrë në shtëpi, në moment kur dera hyrëse ka qenë e hapur, informojnë nga SPB Tetovë

“Në ora 01:00, S.M e ka mbyllur derën dhe së bashku me motrën e saj kanë fjetur në katin përdhesë në dhomën e ndejës. Kur personi i panjohur ka menduar se S.M ka fjetur, ka hyrë në dhomë, dhe motra e saj e ka vërejtur se dikush është brenda, menjëherë i njëjti është ngjitur në katin e parë ku dritaret kanë qenë të siguruara vetëm me najlon, ka gris najlonin dhe ka dalë nga shtëpia, duke mos vjedhur asgjë, ku edhe është larguar në drejtim të panjohur. Hetimet në vendin e ngjarjes i ka kryer ekipi hetues i SPB Tetovë ku po punohet në zbardhjen e plotë të rastit gjetjen dhe identifikimin e plaçkitësit”, informojnë nga SPB Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button