Ngjyroset selia qendrore, VMRO paralajmëron vetorganizim për mbrojtje

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka deklaruar se mbrëmë pas protestave të organizuara për Kuvendit të Maqedonisë kundër Marrëveshjes me Greqinë dhe ndryshimin e emrit kushtetues, mbi muret e selisë qendrore të kësaj partie është hedhur ngjyrë e kuqe. Për këtë ata fajësuar struktura të afërta me pushtetin.

Ngjyroset selia e VMRO-së Foto: Portalb.mk

“Sulmi ndaj VMRO-DPMNE është akt i dhunës dhe vandalizmit. Por edhe sulm ndaj të gjithë atyre që mbrojnë interesant nacionale maqedonase. Indikacionet për këtë flasin që përgjegjës për këtë sulm janë struktura të afërta me pushtetin”, tha sekretari gjeneral i VMRO-së, Igor Janushev, shkruan Nova, përcjell Portalb.mk.

Nga partia thonë se këto ngjarje i bazojnë në njohurit që qeveria po përgatit, siç tha Janushev ‘skenar të dhunshëm për të dëmtuar VMRO-në dhe më lehtë të delegjitimojë luftën tonë kundër kapitullimin e Zoran Zaev me marrëveshjen për emrin’.

Ngjyroset selia e VMRO-së Foto: Portalb.mk

“Qeveria nëpërmjet këtyre dhe provokimeve tjera të ngjashme kërkojnë një 27 prill të ri, ku Zoran Zaev do të tregohej si viktimë dhe VMRO si sulmues. VMRO ka informacione të sakta për operacione të strukturave policore të cilat financojnë dhe nxisin dhunë drejt VMRO-së. Në këtë janë përfshirë edhe persona të LSDM-së”, tha Janushev.

Nga partia bëjnë thirrje drejt anëtarëve që të përmbahen nga provokimet dhe nga organet përgjegjëse të reagojnë si duhet. Në të kundërtën Janushev deklaroi se ‘do të jemi të detyruar që të vetorganizohemi me qëllim që të sigurojmë siguri minimale”.

Ngjyroset selia e VMRO-së Foto: Portalb.mk

Në pyetjen e gazetarëve që çfarë do të thotë vetorganizimi për mbrojtje, a do të thotë që do të vendosin sigurim të armatosur, Janushev tha “Ju lutem të mos i ekzagjerojmë  gjërat, do të ndërmarrim të gjitha masat që të mbrohemi dhe të krijojmë siguri, pasi që siç shohim policia nuk është në gjendje që ta bëjë atë, të gjitha mekanizmat janë në duar të pushtetit”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button